FC Ballkani nga sot deri më 14 janar do të zhvillojë stërvitje në Suharekë

03.01.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani tashmë është duke dimëruar si kampion vjeshtor në edicionin e Superligës së Kosovës, ku në renditjen tabelare klubi i drejtuar nga Ismet Munishi ndodhet në vendin e parë me gjithsej 34 pikë duke lënë pas Gjilanin me 32 pikë dhe Dritën me 31 të tilla. Dje edhe zyrtarisht Ballkani […]

FC Ballkani nga sot deri më 14 janar do të zhvillojë stërvitje në Suharekë Foto: FC Ballkani

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani tashmë është duke dimëruar si kampion vjeshtor në edicionin e Superligës së Kosovës, ku në renditjen tabelare klubi i drejtuar nga Ismet Munishi ndodhet në vendin e parë me gjithsej 34 pikë duke lënë pas Gjilanin me 32 pikë dhe Dritën me 31 të tilla.

Dje edhe zyrtarisht Ballkani ka preznatuar transferin e ri Arbër Prekazin.

FC Ballkani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga dita e sotme e deri më 14 janar do të zhvillojë stërvitje në Suharekë.

Ndërsa prej datës 15 janar e deri më 25 janar 2020 klubi nga Suhareka do të udhëtojë për në Antalia (Turki) në fazën përgatitore, ku aty do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz ,

Pas vjeshtes dinamike e përplotë me emicione të cilat na dhuruan super futbollistët e FC Ballkani-t , me plotë meritë kanë kaluar disa ditë pushim pranë gjirit familijar duke mbushur bateritë para fazes përgatitore e cila fillon nesër në qytetin tonë të vogël e përplotë dashuri ende të stolisur me motive të festave të fundvitit.

Shpresojmë të përgatitemi sa me mirë dhe të festojmë festarin tradicional (Maj-Qershor) me ndonjë të arritur kulmore e cila do na shpërblejë mundin e deritanishëm.

Për ti realizuar këto pritje FC Ballkani nga data 03.01.2020 ( e premte )deri më 14.01.2020 do te zhvilloj stervitje në Suharekë, kurse nga data 15.01.2020 ( e mërkure ) deri më 25.01.2020 do të jemi ne fazën përgatitore në Antalia (Turki), aty do të zhvillojmë disa ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Na priftë e mbara