FC Ballkani shënon fitore ndaj SC Gjilanit

10.05.2019

Klubi i qytetit, FC Ballkani sot ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër SC Gjilanit në Suharekë të cilin e ka mposhtur me rezultat 1:0. Ndeshja e mbajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë duke filluar nga ora 16:00 ka qenë në favor të Ballkanit qysh në pjesën e parë. Edhe pjesa e dytë e takimit […]

FC Ballkani shënon fitore ndaj SC Gjilanit Foto: Ilustrim

Klubi i qytetit, FC Ballkani sot ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër SC Gjilanit në Suharekë të cilin e ka mposhtur me rezultat 1:0.

Ndeshja e mbajtur në stadiumin e qytetit në Suharekë duke filluar nga ora 16:00 ka qenë në favor të Ballkanit qysh në pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë e takimit ka përfunduar në favor të FC Ballkanit me rezultat përfundimtar 1:0, ku këtë gol e shënoi Blendi Baftiu.

Ndeshja futbollistike u zhvillua sot në mes të FC Ballkanit dhe SC Gjilanit, tek stadiumi i qytetit në Suharekë.

Kjo ndeshje u organizua në kuadër të Ipko Superliga e Kosovës të javës 31-të.

Ballkani tani ngritet në pozitën e shtatë me 39 pikë, derisa Gjilani ka tri pikë më pak dhe bie në vendin e dhjetë.