FC Ballkani me mundësi ideale për t’u shkëputur, sot tri ndeshjet e fundit të vjeshtës

02.12.2019

Dje kemi hyrë në javën e 17-të të Superligës, ku u zhvilluan tri ndeshjet e para ndërsa sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera (të fundit për stinorin vjeshtor). Gjilani dhe Prishtina e kanë mbyllur ballafaqimin e tyre pa fitues dhe pa gola. Ndërkohë, Trepça’89 dhe Flamurtari kanë befasuar dy skuadrat pretendente për […]

FC Ballkani me mundësi ideale për t’u shkëputur, sot tri ndeshjet e fundit të vjeshtës Foto: Ilustrim

Dje kemi hyrë në javën e 17-të të Superligës, ku u zhvilluan tri ndeshjet e para ndërsa sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera (të fundit për stinorin vjeshtor).

Gjilani dhe Prishtina e kanë mbyllur ballafaqimin e tyre pa fitues dhe pa gola.

Ndërkohë, Trepça’89 dhe Flamurtari kanë befasuar dy skuadrat pretendente për kreun e renditjes, Dritën, përkatësisht Llapin.

Sot kampioni vjeshtor klubi nga Suhareka, FC Ballkani do të udhëtojë te Vushtrria, një ndeshje që zhvillohet pa tifozë.

Drenica që ka zhvilluar një edicion të mirë, kërkon ta përmbyll me fitore ndaj Ferizajt.

Në anën tjetër Feronikeli kërkon të jetë në kontakt me kreun, duke marrë fitore me Dukagjinin.

IPKO SUPERLIGA – SOT

13:00 Drenica – Ferizaj

13:00 Vushtrria – Ballkani

13:00 Feronikeli – Dukagjini