FC Ballkani: Luanët tanë në Kosovë dhe për Kosovën, ju lumtë o trima

Foto: FC Ballkani

Kombëtarja e Kosovës ishte grumbulluar në hotel “Emerald”, kurse dje në mëngjes është për në Katar, ku më 12 janar do ta luajë një ndeshje miqësore me Suedinë.

Për miqësoren kundër Suedisë, trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka vendosur t’i japë hapësirë edhe shumë futbollistëve të Superligës së Kosovës, si dhe disa prej lojtarëve që kanë luajtur me Kombëtaren U21.

“Shpesh po na quajnë ‘Brazili i Ballkanit’ për talentin që kemi në futboll, andaj duke pasur parasysh se këtë herë shumë prej lojtarëve vijnë nga Superliga e Kosovës dua që të prezantohemi pikërisht në këtë formë”, ka thënë presidenti i FFK’së, Agim Ademi.

Në mesin e futbollistëve të Superligës të ftuar nga Challandes janë edhe treshja e klubit futbollistik nga Suhareka, FC Ballkanit.

Super treshja e Ballkanit të cilët u ftuan nga Kombëtarja A e Kosovës janë: Arbër Hoxha, Jetmir Topalli dhe Blendi Baftiu.

Ndërsa sot klubi nga Suhareka përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se: “Luanët tanë në Kosovë dhe për Kosovën, ju lumtë o trima”.

Po ashtu këtij postimi Ballkani i’a ka bashkangjitur edhe dy foto, ku shihet klubi suharekas gjatë stërvitjeve në stadiumin e qytetit në Suharekë dhe Blend Baftiu në stërvitje.