FC Ballkani licencohet nga UEFA

10.05.2019

Të nderuar, ju njoftojmë se FC Ballkani sot ka marrë vendimin pozitiv për licencim në garat e UEFA-s. Kjo rrugë ka qenë e gjatë, kërkuese dhe shumë insistuese. Ky lajm na ka gëzuar shumë pasi që këtë proces po e bëjmë për herë të parë dhe menjehëre ka rezultuar pozitiv, gjë e cila rrit renomen […]

FC Ballkani licencohet nga UEFA Foto: Ilustrim

Të nderuar, ju njoftojmë se FC Ballkani sot ka marrë vendimin pozitiv për licencim në garat e UEFA-s.

Kjo rrugë ka qenë e gjatë, kërkuese dhe shumë insistuese. Ky lajm na ka gëzuar shumë pasi që këtë proces po e bëjmë për herë të parë dhe menjehëre ka rezultuar pozitiv, gjë e cila rrit renomen e klubit, njofton klubi i Suharekës, FC Ballkani.

Në asnjë moment nuk do të harrojmë gjeneratat paraprake që kanë kontribuar për këtë sukses. Por falenderim i veçantë shkon për Cima Construction në krye me Presidentin tonë z. Arsim Kabashi.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur vendimin e shkallës së parë të FFK-së.