FC Ballkani konfirmon miqësoren e dytë ndërkombëtare me skuadrën nga Polonia

21.01.2020

FC Ballkani ka ‘peshkuar’ një kundërshtarë mjaft të fortë për ti matur forcat në Antalia të Turqisë, vendin ku edhe po e zhvillon fazën përgatitore. “Portokallinjtë” do të ndeshen me ekipin Jagiellonia Bialystok, e cila vjeshtën e përfundoi në mesin e tabelës, saktësisht në pozitën e nëntë nga 16 ekipe sa numëron kampionati PKO BP Ekstraklasa, […]

FC Ballkani konfirmon miqësoren e dytë ndërkombëtare me skuadrën nga Polonia Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka ‘peshkuar’ një kundërshtarë mjaft të fortë për ti matur forcat në Antalia të Turqisë, vendin ku edhe po e zhvillon fazën përgatitore.

“Portokallinjtë” do të ndeshen me ekipin Jagiellonia Bialystok, e cila vjeshtën e përfundoi në mesin e tabelës, saktësisht në pozitën e nëntë nga 16 ekipe sa numëron kampionati PKO BP Ekstraklasa, i njohur ndryshe si Superliga.

Ndeshja do të zhvillohet këtë të martë me fillim nga ora 17:00 në Kompleksion Sueno në Antalia.

Ballkani deri më tani ka zhvilluar dy miqësore. Fillimisht u përball me iranianët e SC Tractor, sfidë të cilin e humbi me rezultat 2-1.

Njoftimi i plotë i klubit futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani:

“Miqësoren e radhës FC Ballkani e zhvillon ndaj ekipes nga Polonia Jagiellonia Bialystok, presim lojë cilësore duke marrë parasysh formën aktuale të klubeve të cilët presin që t’i matin forcat”.