FC Ballkani i rikthehet miqësoreve, e luan një të tillë nesër

11.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ndeshjen e fundit miqësore e zhvilloi ndaj Llapit më 4 shkurt, me fillim prej orës 13:00, por tashmë ‘luanët’ e Ismet Munishit pritet të luajnë edhe një ndeshje miqësore. Këtë herë Ballkani do ta ketë kundërshtar Vëllaznimin e Gjakovës. Kjo miqësore pritet të zhvillohet të mërkurën, më 12 shkurt nga […]

FC Ballkani i rikthehet miqësoreve, e luan një të tillë nesër Foto: FC Ballkani

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ndeshjen e fundit miqësore e zhvilloi ndaj Llapit më 4 shkurt, me fillim prej orës 13:00, por tashmë ‘luanët’ e Ismet Munishit pritet të luajnë edhe një ndeshje miqësore.

Këtë herë Ballkani do ta ketë kundërshtar Vëllaznimin e Gjakovës.

Kjo miqësore pritet të zhvillohet të mërkurën, më 12 shkurt nga ora 11:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ky takim për klubin suharekas vjen para fillim të edicionit të garave në Superligë që pritet të fillon në fundjavë.

Ndryshe më 9 shkurt, FC Ballkani zhvilloi ndeshjen çerekfinale ndaj Dukagjinit në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ballkani ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi mundi me rezultatin 2-0 Dukagjinin e Klinës në stadiumin ’13 qershori’.