FC Ballkani e shumë klube tjera kundërshtuan hudhjen në votim anëtarët për Komitet Ekzekutiv

27.01.2020

Sot në Kuvendin e FFK-së për zgjedhjen e anëtarve të Komitet Ekzekutiv, Agim Ademi u përpoq me vendos në votim votëbesimin e tij por u kundërshtua ashpër nga përfaqësusesit e klubeve, të cilët kërkonin që për kryetar të ketë zgjedhje me 2-3 kandidat në mënyrë demokratike. Përfaqesuesit e klubeve kërkonin që të largohen nga Kuvendi […]

FC Ballkani e shumë klube tjera kundërshtuan hudhjen në votim anëtarët për  Komitet Ekzekutiv Foto: Ilustrim

Sot në Kuvendin e FFK-së për zgjedhjen e anëtarve të Komitet Ekzekutiv, Agim Ademi u përpoq me vendos në votim votëbesimin e tij por u kundërshtua ashpër nga përfaqësusesit e klubeve, të cilët kërkonin që për kryetar të ketë zgjedhje me 2-3 kandidat në mënyrë demokratike.

Përfaqesuesit e klubeve kërkonin që të largohen nga Kuvendi 12 anëtarë të Kuvendit  që kanë konflikt interesi, të cilët marrin paga dhe mëditje nga FFK siç janë :

1.Muharrem Sahiti, 

2. Arta Osmani,

3. Perparim Hasani,

4. Malazog Hoxha,

5. Ismet Ahmeti, 

6. Hajrullah Haxhiu 

7. Agim Kastrati,

8. Afrim Haliti,

9. Rasim Gimolli,

10. Ismajl Ajeti,

11. Haki Bllacaku,

Pas shumë kundërshtimesh Agim Ademi me shumë vështirësi hodhi në votim anëtarët për KE të cilët u këndërshtuan nga shumica e klubeve si Prishtina, Ballkani, Trepca 89′, Drenica, Llapi etj.

Klubet kundërshtuan por anëtarët e KE u votuan nga puntorët e FFK-së, duke votuar për ta edhe këta 12 delegat që kanë konflikt interesi.

Sipas kësaj që u pa në Kuvend, Agim Ademi nuk ka më shumë se 18-20 vota të delegatëve  përfaqësues të klubeve,  pra nëse  nga votimi largohen ata që marrin pagë dhe mëditje në FFK, atëherë shihet  që Agim Ademi nuk e ka besimin e delegatëve edhe pse një vit më parë ai ishte zgjedhur me vota unanime ndërsa tani ka kundër 70% të klubeve.

Delegatet e klubeve sot dorëzuan ndryshimet statutare , se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim mbetet të shihet./IndeksOnline/