24.10.2019, 16:16

FC Ballkani e mposht KF Flamurtarin në Suharekë

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka arritur ta mposht KF Flamurtarin në Suharekë me rezultat 3:1.

Kjo ndeshje nuk ishte ndeshje e thjeshtë, por një ndeshje e vlefshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Ishte Blend Baftiu, i cili shënoi golin, ku edhe e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 24′.

Trajneri i klubit, Ismet Munishi e ndoqi ndeshjen nga tribunat pasi që ai u suspendua.

Po ashtu edhe nga fillimi i pjesës së dytë, Ballkani e ka pasur në duar të sigurta fitoren, ku në minutën e 59′, Artur Magani arriti ta dyfishojë epërsinë në 2:0.

Kurse në minutën e 64′, ishte Jetmir Topalli i cili shënoi për 3:0.

Ndërsa nga mysafirët shënoi vetëm Angel Granchov në minutën e 79′, i cili golin e tij e realizoi me kokë pas harkimit nga një ndërprerje.

Ndryshe Ballkani me këtë fitore numëron gjithsejtë 23 pikë si dhe renditet në vendin e dytë, e cila ka një pikë më pak se SC Gjilani.

Kujtojmë se në xhiron e ardhshme, Ballkani luan sërish në shtëpi, duke pritur Dukagjinin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.