Kampioni vjeshtor FC Ballkani e mbyll me humbje stinorin vjeshtor

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e fundit të javës së 17-të të Superligës së Kosovës, ku vëmendje kishte ndeshja mes Vushtrrisë dhe Ballkanit.

Pas 90 minutave lojë, klubi nga Suhareka, FC Ballkani ka pësuar humbje ndaj Vushtrrisë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Shala për Vushtrrinë nga penalltia.

Por edhe pse sot pësoi humbje klubi nga Suhareka, FC Ballkani do të dimëron si Kampion.

Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelën e Superligës me gjithsej 34 pikë duke lënë pas Gjilanin me 32 pikë dhe Dritën me 31 pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.