Kampion vjeshtor FC Ballkani dëshiron ta mbyllë vitin me një super ‘thumbim’ për klubet tjera elitare

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani është duke dimëruar si kampion vjeshtor për edicionin e Superligës 2019/20, ku është në pozitën e parë në renditjen e tabelës me gjithsej 34 pikë.

Po ashtu gjatë këtyre ditëve treshja e Ballkanit, Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha janë ftuar nga Kombëtarja A për miqësoren ndaj Suedisë që do të zhvillohet më 12 Janar.

Klubi nga Suhareka dëshiron ta mbyllë vitin me një super “thumbim” për klubet tjera elitare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, FC Ballkani u ka kujtuar diçka rivalëve të tyre.

“Është mirë të jesh i pari”, shkruan faqja zyrtartare e FC Ballkanit.

Këtij publikimi i kanë bashkangjitur edhe renditjen tabelare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.