FC Ballkani bën të ditur kundështarët e pesë xhirove të Superligës

11.02.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani nesër do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj KF Vëllaznimit të Gjakovës, nga ora 11:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndërsa pas kësaj ndeshje miqësore, në fundjavë pritet të fillojë edicioni pranveror i Superligës së Kosovës, ku Ballkani prinë me 34 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 32 pikë dhe […]

FC Ballkani bën të ditur kundështarët e pesë xhirove të Superligës Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani nesër do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj KF Vëllaznimit të Gjakovës, nga ora 11:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndërsa pas kësaj ndeshje miqësore, në fundjavë pritet të fillojë edicioni pranveror i Superligës së Kosovës, ku Ballkani prinë me 34 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 32 pikë dhe Dritën me 31 pikë.

Ndërsa sot FC Ballkani përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur kundështarët e pesë xhirove të këtij edicioni pranveror të Superligës së Kosovës.

Xhiro e 18-të, Ballkani – Drenica,
Xhiro e 19-të, Ballkani – Ferizaj,
Xhiro e 20-të, Prishtina – Ballkani,
Xhiro e 21-të, Ballkani – Drita,
Xhiro e 22-të, Flamurtari – Ballkani.

Po ashtu, klubi suharekas ka kërkuar nga tifozët mbështetje maksimale para turit përfundimtar.