Ejupi komenton ecurinë e FC Ballkanit, jep këtë koment për Ismet Munishin

Presidenti i klubit FC Prishtina, Remzi Ejupi i ftuar në emisionin “Rock n’Roll Fotoball”, ka komentuar ecurinë e klubit të Suharekës, FC Ballkanit.

Edhe pse Ejupi përjetoi shumë sfida ai përsëri e drejton me shumë krenari dhe me mjaft sukses klubin, FC Prishtina.

Duke folur për futbollin vendor dhe Superligën e Kosovës, Ejupi e ka komentuar edhe stinorin vjeshtor.

Në mes të tjerash, Ejupi ka përgëzuar edhe liderin aktual, Ballkanin e Ismet Munishit.

“Aspak nuk më befason arritja e Ballkanit, pasi ka edhe futbollistë që kanë luajtur te FC Prishtina”, ka thënë Ejupi në ‘Rock n’Roll Football’ që transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

“Kam respekt edhe për Ismet Munishin, di shumë që t’i motivojë futbollistët”, u shpreh ai.

Kujtojmë se FC Ballkani në tabelën e Superligës gjendet në vendin e parë me gjithsej 34 pikë, kështu duke dimëruar si kampion vjeshtor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.