“E respektojmë Trepçën ’89, por tradita e fitoreve në Suharekë do të vazhdojë”

04.12.2019

Dje në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja më interesante nga ky short doli të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës 89, ndeshje kjo e cila do të luhet në Suharekë. Menaxheri i përgjithshëm i klubit futbollistik Ballkani, […]

“E respektojmë Trepçën ’89, por tradita e fitoreve në Suharekë do të vazhdojë” Foto: Ilustrim

Dje në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante nga ky short doli të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës 89, ndeshje kjo e cila do të luhet në Suharekë.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit futbollistik Ballkani, Arben Osmani u shpreh ndeshja ndaj Trepçës 89 do të jetë një ndeshje shumë e mirë.

Sipas tij Ballkani ka qenë i pamposhtur në Suharekë deri më tani dhe nuk beson që do të jetë ndryshe edhe kësaj radhe.

“Plotësisht pajtohem me ju, jo vetëm në ndeshjen e fundit por Trepça 89 luan futboll shumë të mirë, prandaj edhe jemi shumë të lumtur që na ka ra me Trepçën 89. Kjo është edhe e bukura e shortit që ndodhin çiftet që nuk mund të parashikohen”, deklaroi ai për KosovaPress.

“Trepça ka luajtur mirë edhe në Suharekë në kampionat, mezi i kemi mposhtur, po ashtu edhe në Mitrovicë ka qenë një luftë e vërtetë për të gjithë gurmanët e futbollit”.

“Kështu që me parashikime nuk do të isha marrë por iu siguroj që do të jetë një futboll shumë cilësor si nga Ballkani ashtu edhe nga Trepça. Ballkani është i pamposhtur në Suharekë deri më tani nuk besoj që do të jetë ndryshe edhe kësaj radhe”, tha Osmani.