E konfirmuar, futbollisti afrikan: Po, unë i jam bashkuar FC Ballkanit

13.01.2020

Skuadra e Ballkani e mbylli edicionin vjeshtor në pozitën e parë në tabelë në Ipko Superligë. Kjo skuadër po synon titullin kampion dhe daljen në Evropë në këtë edicion të garave në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle. Ballkani deri më tani në afatin kalimtar të janarit ka kryer tre transfere, Roni Gashi, Arbër […]

E konfirmuar, futbollisti afrikan: Po, unë i jam bashkuar FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Skuadra e Ballkani e mbylli edicionin vjeshtor në pozitën e parë në tabelë në Ipko Superligë.

Kjo skuadër po synon titullin kampion dhe daljen në Evropë në këtë edicion të garave në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Ballkani deri më tani në afatin kalimtar të janarit ka kryer tre transfere, Roni Gashi, Arbër Prekazi dhe Mirlind Daku.

Ky i fundit dje ka kompletuar huazimin për 6 muaj në Suharekë nga skuadra kroate Osijek.

E te Ballkani tashmë ka filluar stërvitjet edhe një futbollist i huaj.

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kameruni, Fabrice Boudega.

Ky i fundit e ka konfirmuar lajmin edhe për gazetën se tashmë i është bashkuar ‘Xhebrailave’.

“Po, unë i jam bashkuar Ballkanit, marrëveshja me klubin është shumë pranë”, tha Boudega.

Futbollisti në fjalë është parë i aktivizuar edhe në miqësoren që dje Ballkani e fitoi ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, A&N./Gazeta Olle