Dy futbollistë të FC Ballkanit fitojnë turneun me Kosovën U19

22.02.2020

Në një ndeshje të fortë e të vështirë në ballafaqim me Moldavinë, Kombëtarja e Kosovës U19 ka triumfuar me rezultat 1:0 në finale të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”. Trim i këtij dueli final  e mjaft të vlefshëm ishte Ardit Tahiri, i cili shënoi në minutën e 90-të dhe ia siguroi fitoren Kosovës. Pjesa e parë  […]

Dy futbollistë të FC Ballkanit fitojnë turneun me Kosovën U19 Foto: Ilustrim

Në një ndeshje të fortë e të vështirë në ballafaqim me Moldavinë, Kombëtarja e Kosovës U19 ka triumfuar me rezultat 1:0 në finale të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”.

Trim i këtij dueli final  e mjaft të vlefshëm ishte Ardit Tahiri, i cili shënoi në minutën e 90-të dhe ia siguroi fitoren Kosovës. Pjesa e parë  ishte me një mbizotërim të lehtë të Moldavisë, por në pjesën e dytë futbollistët tanë u angazhuan më shumë, patën më shumë raste dhe kjo në fund u kurorëzua edhe me fitore të merituar.

Ky turne është pjesë e përgatitjeve të Kombëtares U19 për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që do të zhvillohen në tetor.

Në këtë turne morën pjesë edhe dy futbollistë të FC Ballkani për të arritur këtë sukses Kosova ka mposhtur Greqinë, Moldavin, Lazio-në dhe Frosinone-në.

Portokallinjet e rinj Lindon Emërllahu dhe Ermir Abazi, denjësisht kanë përfaqësuar klubin suharekas duke fituar turneun internacional të zhvilluar në kryeqytetin italian, Romë, “Roma Caput Mundi”.

Kosova: L. Avdyli, V. Azemi, H. Salihu, V. Hyseni, M. Avdyli, L Behrami, J. Miftari, A.  Ajdini e Dh. Zhuri, Ismajli e Tahiri, luajtën:  Sinani,  Gërxhaliu, L. Marmullaku, , Dushi, Abazi, Shala,  Talla, L. Emerllahu, Ibrahimi.

Moldavia: Alexei Samoilenco, Ion Borș, Mihai Dolghi, Doru Calestru, Artur Untura, Daniel Danu, Marius Manole (Nichita Picus, 35), Sergiu Gațmaniuc (Artiom Ivanov, 41), Dan Lisu, Enrichi Finica, Lado Akhalaia (Nicu Namolovan, 56).