“Dukagjini nuk është dorëzuar, ndaj FC Ballkanit na pret një sfidë e vështirë”

06.02.2020

Tashmë kemi hyrë në javën e derbit të Kupës së Kosovës, ku do të përballet Dukagjini ndaj klubit suharekas, FC Ballkanit. Severin Elezaj i cili është trajneri i skuadrës së Dukagjinit ka thënë se shpreson shumë në edicionin pranveror, ku deri tani ishte faza përgatitore për këtë edicion. Trajneri Elezaj ka theksuar se faza përgatitore […]

“Dukagjini nuk është dorëzuar, ndaj FC Ballkanit na pret një sfidë e vështirë” Foto: Ilustrim

Tashmë kemi hyrë në javën e derbit të Kupës së Kosovës, ku do të përballet Dukagjini ndaj klubit suharekas, FC Ballkanit.

Severin Elezaj i cili është trajneri i skuadrës së Dukagjinit ka thënë se shpreson shumë në edicionin pranveror, ku deri tani ishte faza përgatitore për këtë edicion.

Trajneri Elezaj ka theksuar se faza përgatitore ka shkuar mirë, por megjithatë ka anët pozitive dhe negative të saj.

“Faza përgatitore ka shkuar mirë, po ka anët pozitive dhe negative të saj pasi mund të ndodh që të lëndohen edhe futbollistët në miqësore por edhe gjatë stërvitjeve”.

Po ashtu ai ka folur edhe për ndeshjen ndaj FC Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës, i cili tha se na pret një test i vështirë për ne, pasi që e dijmë forcën dhe qëndrimin si Kampion vjeshtor të Ballkanit.

“Ndeshja ndaj Ballkanit do të jetë një test i vështirë për ne, duke ditur forcën dhe qëndrimin si Kampion vjeshtor të Ballkanit, mendoj se kjo ndeshje do të jetë vërtetë një përballje mjaft interesante për gjithë futbolldashësit”, tha Elezaj.

Tutje ai ka thënë se në edicionin pranveror presim rezultate pozitive të cilat i sjell puna e stafit dhe futbollistëve që kemi bërë.

“Më e mira e gjithë kësaj është se ne nuk jemi dorëzuar duke falënderuar edhe drejtorin sportiv, Veseli”.

Po ashtu ai ka theksuar se renditja tabelare e tregon faktin se jemi në një pozitë të keqe, por nuk do të dorëzohemi..

Renditja tabelore tregon faktin se jemi në pozitën më të keqe, por deri në fund të kampionatit do të tregojmë seriozitet maksimal duke tentuar rezultatet sa më pozitive”, shtoi Elezaj.