Drejtori sportiv i FC Ballkanit: Është mirë të luajmë ndaj Feronikelit

18.02.2020

Ballkani – Feronikeli, është çifti i dytë i gjysmëfinaleve të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja e parë do të luhet në Suharekë, ndërsa ajo e kthimit në Drenas. “Feronikeli është fitues i Kupës, e mban trofeun, do të bëjmë çmos që atë ta sjellim në Suharekë, duke kaluar së pari Feronikelin e më […]

Drejtori sportiv i FC Ballkanit: Është mirë të luajmë ndaj Feronikelit Foto: Ilustrim

Ballkani – Feronikeli, është çifti i dytë i gjysmëfinaleve të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë do të luhet në Suharekë, ndërsa ajo e kthimit në Drenas.

“Feronikeli është fitues i Kupës, e mban trofeun, do të bëjmë çmos që atë ta sjellim në Suharekë, duke kaluar së pari Feronikelin e më pas kundërshtarin e radhës që do të na bie. Është mirë me luajt me Feronikelin, është skuadër cilësore, kushtet janë të mira në Drenas kështu që besoj se do të shfaqim futboll të mirë e pastaj janë 180 minutat është mundësia për korrigjim më e madhe”, tha Arben Osmani, drejtor sportiv i Ballkanit.

“Nuk e shoh si avantazh të asnjërës prej skuadrave, janë 180 minuta për tu luajtur gjithsesi kështu që mbetet me u pa këtyre minutave se si do të shkojë”, shtoi Osmani.