“Djemtë e Suharekës” sonte përballen me FC Larne, kërkojnë kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

03.08.2023 Ballkani
Skuadrat kosovare do të zbresin në fushën e blertë sonte për t’i zhvilluar ndeshjet përkatëse në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani , i cili ka udhëtuar drejt Irlandës së Veriut sot pritet që të përballet me FC Larne.
FC Ballkani do të zhvilloj lojën kthyese në stadiumin “Solitude” të Belfastit, në ora 20:30.

Ekipi suharekas gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se grupi është adaptuar me klimen veriore të Irlandës, forma e morali poashtu është në nivelin optimal, andaj me fokusin më të madh të mundshëm, lojtarët zbresin në “Solitude Stadium” të Belfastit, për ta kërkuar kualifikimin në rrethin e tretë të eliminatoreve të UEFA Conference League.
