Derbi i madh po vjen, FC Ballkani fillon stërvitjet

29.08.2019

Sot dhe zyrtarisht skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka filluar stërvitjet për derbin e së shtunës ndaj FC Llapit. Lojtarët janë rreshtuar nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi, në stadiumin e qytetit të Suharekës. Djemtë e Ismet Munishit, janë dukur në disponim të mirë gjatë këtyre stërvitjeve. Kjo është ndeshja e tretë që Ballkani do […]

Derbi i madh po vjen, FC Ballkani fillon stërvitjet Foto: Ilustrim

Sot dhe zyrtarisht skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka filluar stërvitjet për derbin e së shtunës ndaj FC Llapit.

Lojtarët janë rreshtuar nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi, në stadiumin e qytetit të Suharekës.

Djemtë e Ismet Munishit, janë dukur në disponim të mirë gjatë këtyre stërvitjeve.

Kjo është ndeshja e tretë që Ballkani do ta zhvillojë në këtë edicion, ku ky edicion i Superligës së Futbollit të Kosovës ka filluar nga 17 gushti.

Më datën 31 gusht Ballkani do të shkojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj FC Llapit.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 16:00.

Skuadra e Munishit duket në formë të mirë në stërvitje dhe me atmosferë të mirë brenda klubit. Një rezultat pozitiv patjetër që është i nevojshëm.