Deklarata e trajnerit të FC Ballkanit pas barazimit ndaj Llapit

31.08.2019 / Ballkani
Sot FC Ballkani e zhvilloi ndeshjen e tretë në kuadër të Superligës së Kosovës, ku u përballë ndaj KF Llapit në Podujevë me fillim prej orës 16:00.
Edhe pse dy skuadrat patën paraqitje shumë të mirë, por kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 0-0.
Pas ndeshjes edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munish ka dhënë një deklaratë pas barazimit ndaj KF Llapit.
Edhe pse ndeshja përfundoi pa gola, Munishi tha se jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.
“Epilogu real i ndeshjes ishte rezultati i barabartë. Të dy skuadrat kishin rastet e veta, teksa u mungoi konkretizimi. Ndoshta edhe rëndësia e takimit e bëri të veten, sidoqoftë unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”, deklaroi pas ndeshjes Munishi për “Super Sport Kosova”.
“Çdo ndeshje ne do hyjmë për fitore. Në çdo klub ku kam punuar e dijnë të gjithë që unë futem vetëm për fitore, nuk i mendoj asnjëherë kalkulimet”, potencoi i pari i stolit të “portokallinjëve”.
“Ekipin e Ballkanit e shoh më lart se që ka qenë në sezonin e kaluar kjo dihet tashmë 100%. Disa nga futbollistët tanë kanë ardhur me vonesë në fazën përgatitore (Artur Magani, Liridon Fetahaj & Ermal Krasniqi) do të shfrytëzojmë këtë pushim për ta ngritur nivelin fizik të tyre”, përfundoi Munishi.
Të fundit
02.03.2020 / Ballkani
Prekazi për derbin në ‘Fadil Vokrri’: Ky lojtar i FC Ballkanit më ka lënë përshtypje01.03.2020 / Ballkani
Munishi i përgjigjet Tokit: Respekt kohën kur futbolli është luajtur me qorape të leshta!