12.09.2019, 19:39

Deklarata e Munishit të FC Ballkanit para ndeshjës me Trepçën

Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë para ndeshjës me Trepçën ’89, e cila zhvillohet nesër në Suharekë.

Ndeshja e cila zhvillohet nesër është në kuadër të Superligës së Kosovës të javës së katërt, në stadiumin e qytetit në Suharekë duke filluar nga ora 16:00.

Por edhe pse është trajneri i FC Ballkanit, Munishi nuk jep premtime të mëdha për ekipin e tij duke thënë se nesër do të jetë një spektakël futbolli në Suharekë, dhe se të fitojë më i miri.

Po ashtu ai tha se ne jemi shumë të motivuar dhe vazhdojmë me moton “Ta veshim me krenari fanellën e FC Ballkanit dhe ta përfaqësojmë me dinjitet Suharekën”.

LEXO EDHE:  FC Ballkani, skuadra e vetme pa humbje dhe ylli i saj top golashënuesi në Superligë

Deklarata e Ismet Munishit:

“Nesër do të luajnë dy skudra që luajnë mirë futboll. Do të ketë spektakël futbolli në Suharekë. Le të fitojë më i miri e që shpresoj të jemi ne.Jemi shumë të motivuar dhe vazhdojmë me moton, ta veshim me krenari fanellën e FC Ballkanit dhe ta perfaqesojmë me dinjitet Suharekën.”

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.