Daku i Ballkanit konfirmon mungesën në ndeshjen ndaj Drenicës

Foto: Mirlind Daku dhe Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi

Ballkani i Suharekës, kampioni vjeshtor i Superligës, këtë afat kalimtar të janarit ka bërë disa transferime, por ai që u përmend më së shumti, padyshim që ishte Mirlind Daku.

Sulmuesi nga Gjilani, erdhi në formë huazimi nga skuadra kroate, Osijek.

Por, sulmuesit të Kosovës U-21, nuk i ka ecur edhe mirë faza përgatitore e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Daku, është lënduar duke bërë që për disa ditë të ishte në terapi.

E 21 vjeçari po punon mjaft shumë që të rikthehet në fushë, për t’i ndihmuar ekipit të ri, Ballkanit.

Në një prononcim për GazetaOlle, Daku ka zbuluar se shumë shpejt pritet të jetë nënurdhërat e trajnerit Ismet Munishi.

“Ishte një lëndim paksa i vështirë, po punojë mjaft shumë që të jem gati. Nuk dua të them që do të luajë këtë xhiro, por në pasuesen do të jem 90 për qind gati”, tha Daku për gazetën.

Sulmuesi kosovar, edicionin e fundit ishte te skuadra e Kukësit në Kategorinë Superiore, ku në 16 ndeshje shënoi tre gola.

Kurse, Ballkani si vendas këtë xhiro e pret skuadrën e Drenicës, në ndeshjen e parë të pranverës./Gazeta Olle/