Munish ‘BABA’ Challandes ftoi super treshen e FC Ballkanit, Munishi: Ne krijojmë yje

Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar listën e plotë të futbollistëve të ftuar për miqësoren ndaj Suedisë, ku kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 janar në Doha të Katarit.

Për këtë miqësore janë ftuar edhe tre futbollistët e klubit nga Suhareka, FC Ballkanit, Blend Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha.

E pasi u ftua super treshja e Ballkanit, ka reaguar edhe trajneri i klubit, Ismet Munishi përmes një postimi në Facebook.

“Ne krijojmë yje, FCB” – ka shkruar Ismet Munishi, teksa ka shpërndarë edhe foton e tre futbollistëve në fjalë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.