Çfarë urrejtje, dy serbë të Jagiellonias bojkotuan miqësoren ndaj FC Ballkanit

22.01.2020

Dje klubi futbollistik nga Suhareka zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore ndaj FC Jagiellonia nga Polonia. Ndeshja prodhoi gjashtë gola, duke u mbyllur me rezultat të barabartë, 3:3. Por, për serbët, urrejtja ndaj Kosovës është mbi të gjitha. Madje edhe kur bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore. Dy futbollistë serbë të klubit polak Jagiellonia kishin […]

Çfarë urrejtje, dy serbë të Jagiellonias bojkotuan miqësoren ndaj FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Dje klubi futbollistik nga Suhareka zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore ndaj FC Jagiellonia nga Polonia.

Ndeshja prodhoi gjashtë gola, duke u mbyllur me rezultat të barabartë, 3:3.

Por, për serbët, urrejtja ndaj Kosovës është mbi të gjitha. Madje edhe kur bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.

Dy futbollistë serbë të klubit polak Jagiellonia kishin refuzuar të paraqiteshin ndaj Ballkanit në miqësoren që u zhvillua të martën në Antalya.

Sipas mediave në Poloni, dy futbollistët Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkoviq, kishin refuzuar të paraqiteshin për klubin për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Bashkë me stafin, kemi vendosur që të mos luaj sot në miqësore”, kishte thënë vetë Mudrinski.

Golat për Ballkanin në këtë ndeshje i shënuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Berisha.