Blend Baftiu shpresa e FC Ballkanit ndaj FC Prishtinës

29.02.2020

Blendi Baftiu është golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës. Sulmuesi nga Prishtina ka shënuar 10 gola për skuadrën e udhëhequr nga Ismet Munishi. Sot ai do të përballet me ish-skuadrën e tij në një ndeshje shumë të rëndësishme për garën e titullit kampion. Ai është deklaruar shumë i përgatitur para ndeshjes me Prishtinën, […]

Blend Baftiu shpresa e FC Ballkanit ndaj FC Prishtinës Foto: Ilustrim

Blendi Baftiu është golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës.

Sulmuesi nga Prishtina ka shënuar 10 gola për skuadrën e udhëhequr nga Ismet Munishi.

Sot ai do të përballet me ish-skuadrën e tij në një ndeshje shumë të rëndësishme për garën e titullit kampion.

Ai është deklaruar shumë i përgatitur para ndeshjes me Prishtinën, gjithashtu ka deklaruar se skaudra është e motivuar për fitore.

Analizuar golat e tij del se ai nga 10 se ka shënuar në këtë kampionat, 7 prej tyre i ka shënuar në pjesën e parë, kurse 3 prej tyre në pjesën e dytë, raporton GazetaBlic

Kjo del se Blendi Baftiu duket të jetë më i rrezikshëm në pjesën e parë edhe pse ka realizuar edhe në pjesën e dytë.

Mbetet të shihet se a do të shënojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës, të cilës i shënoi po në pjesën e parë në stinorin vjeshtor.