Ballkani vazhdon me fitore, e mposht edhe Ferizajin

Kanë përfunduar tri takimet  e sotme të xhiros së 19-të në Ipko Superligë.

Ballkani ka vazhduar me fitore, pasi mposhti 3-0 Ferizajn në Therandë.

Kurse, fitore arriti edhe Gjilani pasi me rezultati 2:0 poashtu mposhti Flamurtarin.

Ndërsa, në ‘Riza Lushta’, Trepça 89 fitoi krejt në fund 2-1 ndaj Dukagjinit.

Me fitore, Ballkani tashmë gjendet në pozitën e parë në tabelë me 40 pikë, tri më shumë se dy ndjekësit Drita e Prishtina, këta të fundit do t’i ketë përballë në xhiron e radhës.

Kurse, Gjilani pas dy humbjeve në pranverë në kampionat dhe kupë, arrinë fitoren e parë, dhe tashmë mbetet në hap me kreun e tabelës.