Ballkani të enjten pret në “Fadil Vokrri” Lincoln Red Imps

08.08.2023 Ballkani
FC Ballkani të enjtën do të përballet me Lincoln Red Imps.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve për rrethin e tretë të UEFA Coferencë League, do të zhvillohet të enjten, prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan SuharekaOnline.
Njoftimi i plotë:
Rrugëtimin në Evropë e vazhdojmë në rrethin e tretë të UEFA Conference League, ndaj skuadrës Lincoln Red Imps.
Për ndeshjen e parë që zhvillohet të enjtën në “Fadil Vokrri” (10 gusht 2023, ora 20:45), biletat mund t’i siguroni nga e marta, te zyra e klubit në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 13:00 deri në 22:00. Në këtë interval kohor, shitja e tyre vazhdon edhe të mërkurën, kurse ditën e ndeshjes deri në orë 17:00.
Ndërkaq po atë ditë kur edhe zhvillohet dueli Ballkani vs Lincoln, ulësen tuaj mund ta siguroni edhe te zyra e mediave, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
