Ballkani përfundon ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat baras

18.08.2019

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani ka përfunduar ndeshjen e parë në edicionin e Superligës së Kosovës ndaj KF Dukagjinit. Dy skuadrat kosovare, kanë pasur debutim të shkëlqyeshëm, por nuk arritën asnjëra skuadër që të shënoj gol, ku rezultati final i këtij takimi ishte 0-0. Ndeshja u zhvillua në Klinë në stadiumin “18 Qershori”, me fillim […]

Ballkani përfundon ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat baras Foto: Ilustrim

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani ka përfunduar ndeshjen e parë në edicionin e Superligës së Kosovës ndaj KF Dukagjinit.

Dy skuadrat kosovare, kanë pasur debutim të shkëlqyeshëm, por nuk arritën asnjëra skuadër që të shënoj gol, ku rezultati final i këtij takimi ishte 0-0.

Ndeshja u zhvillua në Klinë në stadiumin “18 Qershori”, me fillim prej orës 17:00.

Emrat e futbollistëve të FC Ballkanit që startuan në këtë ndeshje janë: Armend Ruxhi, Besnik Krasniqi, Ramiz Bytyqi, Visar Berisha, Egzon Sinani, Edmond Turku, Blend Baftiu, Edvin Kuç, Artur Magani, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha.

Ndërsa emrat e futbollistëve që ishin në bankën rezervë janë: Flamur Gashi, Liridon Fetahaj, Arbër Potoku, Uran Shala, Durim Gashi, Bleon Sekiraqa, Elbasan Gashi.