Ballkani përfundon miqësoren me rezultat baras

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani ka pëtfunduar ndeshjen miqësore ndaj KF Istogut, ku kjo ndeshje ishte e dymbëdhjeta me radhë.

Dy skuadrat kosovare njëra nga Istogu e tjetra nga Suhareka, të dyja kanë pasur debutim të shkëlqyeshëm, ku rezultati final i këtij takimi ishte 1-1.

Golin për FC Ballkanin e shënoi ylli i skuadrës, Edvin Kuc.

Po ashtu Ballkani bën të ditur se me këtë miqësore e mbyll ciklin prej 12 miqësoreve, gjatë fazës përgatitore para sezonale.

“Në fundëjavë të ardhëshme fillojmë me lojë zyrtare për 2019/2020 me ekipin e Dukagjinit nga Klina si mysafir.
Shpresojme që do t’na përcjellin keto rezultate pozitive edhe në kampionat”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

RAPORTO