Agim Ademi Ballkani merr pjesë në takimin e organizuar nga 89-shi për shkarkimin e presidentit të FFK-së

Mosarritja e marrjes së nënshkrimeve të nevojshme për të shkarkuar presidentin e tanishëm të FFK-së, Agim Ademi, ka bërë që “opozita” të marrë iniciativa të reja.

Trepça ’89, që bashkë me ish zëvendës sekretarin e FFK-së, Arianit Ahmeti, duan thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për ta rrëzuar Ademin, kishin ftuar sonte në takim 12 klubet e IPKO Superligës.

Por, Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se vetëm pesë klube iu përgjigjen pozitivisht ftesës.

“Trepça ’89, Drenica, Llapi, Feronikeli dhe Ballkani ishin në takim”, njoftojnë burime të klubeve për Gazetën Olle.

Pavarësisht se ishin në takim, kjo nuk do të thotë se të gjitha këto klube janë për rrëzimin e kryetarit Agim Ademi, me përjashtim të Llapit dhe 89′-shit.

Madje, Olle mëson se Feronikeli e Ballkani janë kundër nismave për shkarkimin e Ademit.

Arianit Ahmeti me klanin e tij prej disa javësh ka paralajmëruar deponimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit Ademi, por që duket se nënshkrimet e nevojshme nuk janë dhënë nga klubet.

Madje, ai kishte paralajmëruar se i ka 41 nënshkrime!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.