Ballkani konfirmon premiot për lojtarë në rast fitore ndaj Prishtinës!

27.02.2020

Ndeshja kryesore e xhiros së 20’të në Superligë është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit. Prishtina dhe Ballkani luajnë të shtunën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dy skuadrat janë përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe po bëjnë punë mjaft profesionale para këtij super dueli, që mund të vendosë shumë për […]

Ballkani konfirmon premiot për lojtarë në rast fitore ndaj Prishtinës! Foto: FC Ballkani

Ndeshja kryesore e xhiros së 20’të në Superligë është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Prishtina dhe Ballkani luajnë të shtunën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy skuadrat janë përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe po bëjnë punë mjaft profesionale para këtij super dueli, që mund të vendosë shumë për vazhdimësinë e kampionatiti.

Skuadra e Ballkanit ka vënë në dispozicion premio për lojtarët e tyre në rast të fitores ndaj Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i Ballkanit, Arben Osmani.

“Po do të ketë premio për lojtarët”, tha shkurtimisht Osmani për ‘GazetaBlic’, pa dashur të komentojë më shumë rreth shumës.

Vlen të theksohet se Ballkani ndodhet në vendin e parë me 40 pikë, kurse Prishtina në vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa Drita që ndodhet në pozitën e dytë.