Ballkani konfirmon miqësoren e 12-të ndaj KF Istogut

Të shtunën më 10 gusht skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në krye me trajnerin Ismet Munishi do të zhvillojë miqësoren e dymbëdhjetë me radhë.
Deri më tani Ballkani ka zhvilluar dhjetë ndeshje miqësore ndërsa sot pritet të zhvillohet miqësorja e njëmbëdhjetë ndërsa të shtunën prit të luhet miqësorja e dymbëdhjetë ndaj KF Istogut.
Ky takim do të luhet në stadiumin e qytetit në Istog të shtunën (10 Gusht) nga ora 17:30.
Skuadra e Suharekës, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit po tregon sukseset e saj në miqësoret që po i zhvillon ndaj skuadrave kosovare.
Këto ndeshje parasezonale po e ndihmojnë Ballkanin që të përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku tashmë është hedhur shorti.