Ballkani i Munishit krejt ndryshe, ky është paralajmërimi i yllit të skuadrës

11.07.2019

Edicionin e kaluar skuadra e Ballkanit kishte bukur shumë telashe për ta siguruar ekzistencën në elitën e futbollit kosovar, madje deri në ndeshjet e fundit nuk e kishte të sigurt mbijetesën. Drejtuesit e klubit sivjet vendosën të sjellin risi, duke angazhuar trajnerin e mirënjohur Ismet Munishi në mënyrë që mos te kenë telashe çfarë patën […]

Ballkani i Munishit krejt ndryshe, ky është paralajmërimi i yllit të skuadrës Foto: Ilustrim

Edicionin e kaluar skuadra e Ballkanit kishte bukur shumë telashe për ta siguruar ekzistencën në elitën e futbollit kosovar, madje deri në ndeshjet e fundit nuk e kishte të sigurt mbijetesën.

Drejtuesit e klubit sivjet vendosën të sjellin risi, duke angazhuar trajnerin e mirënjohur Ismet Munishi në mënyrë që mos te kenë telashe çfarë patën vjet.

Njëri nga futbollistët më me përvojë në skuadrën e Ballkanit, Besnik Krasniqi ka thënë se klubi sivjet duket shumë i organizuar dhe e ka shumë seriozisht të kërkojë rezultate në edicionin e ri.

“Jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë. Ekipa është duke u kompletuar dhe besojmë shumë se do të jemi skuadër tejet e fortë në kampionat. Duhet të them se stafi teknik është duke e bërë një punë shumë të mirë, kështu që nuk kemi asnjë arsye të mos e kërkojmë suksesin”, ka thënë Krasniqi për Zëri.info duke folur edhe për aspektin financiar që qëndrojnë shumë stabil.

“Jo te Ballkani nuk ka krizë financiare. Nuk kemi asnjë problem sa i përket financave”, ka përfunduar Besnik Krasniqi.