Ballkani i dha leksion Feronikelit, por ky është mesazhi i Munishit për Vukiçeviqin

Ballkani i dha leksion Feronikelit, por ky është mesazhi i Munishit për Vukiçeviqin

Ismet Munishi i dha leksion dje Feronikelit të Dejan Vukiqeviqit, mirëpo pas përfundimit të sfidës e ka bërë një postim shembullor për trajnerin kundërshtar.

Munishi ka shprehur respektin maksimal për teknikun nga Mali i Zi, duke e konsideruar atë si vlerë të shtuar për elitën e futbollit tonë.

Sipas trajnerit të Ballkanit, Vukiqeviq nuk meriton të kritikohet shumë nga mediat sepse ka shijuar vetëm dy xhiro të Superligës.

“Futbolli i bashkon njerezit . Futbolli i bashkon popujt. Treneri i Feroniklit nje zoteri i vertete. Nuk e meriton sulmin qe po e bejne disa media sepse ka vetem 2 jave ne Kosove, raporton GazetaOlle.

Respekte per trenerin Dejan Vukicevic do te jet vlere e shtuar me bagazhin e tije eksperincen e tije ne futbollin tone ,respekte per Kampionin Feroniklin qe ka lojtare fantasik,lufta vazhdon kampionati sapo ka filluar.

Lojtareve te mi urime fitoren me lan pa teskt megjithese i kemi parapa disa gjana. Kosova po shkon perpara kjo eshte e sigurte”, shkroi Munishi. 

RAPORTO