28.10.2019, 10:49

Ballkani fitoren e djeshme ia dedikoi Ukë Bytyçit, i cili u vra 17 vjet më parë për motive politike!

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani në edicionin e Superligës së futbollit kosovar, është duke treguar sukses mjaft të shkëlqyeshme, ku dje shënoi fitore ndaj KF Dukagjinit.

FC Ballkani e mposhti KF Dukagjinin në stadiumin e qytetit në Suharekë me rezultat 3:0, ku edhe mori trepikëshin e radhës.

Këtë fitore, klubi nga Suhareka ia dedikoi ish-kryetarit të parë të Suharekës, Ukë Bytyçi i cili u vra 17 vite më parë për motive politike.

“Kjo fitore i dedikohet njeriut te pavdekshem Ukë Bytyqi-t, i cili vdiq sot 17 vite më parë , njeriu i cili sakrifikoj shumë për këtë qytet”, njofton Ballkani.

Këtij njoftimi FC Ballkani ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të Ukë Bytyçit me ish-kryetarin legjendar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ibrahim Rugovë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.