08.09.2019, 22:03

Ballkani e pëson humbjen e parë nën urdhërat e Ismet Munishit

Pas shumë ndeshjeve pa humbje, sot skuadra nga Suhareka ka pësuar humbjen e parë nën urdhërat e Ismet Munishit.

Sot Fc Ballkani është mposhtur me rezultat 2-1, nga Al Hamriyah që vjen nga Arabia Saudite.

Në takimin e zhvilluar në Shkup, golin e vetëm për Ballkanin e shënoi mesfushori ofanziv, Durim Gashi.

Kujtojmë se Ballkani po qëndron në Ohër, kurse pas rikthimit në Kosovë në xhiron e katërt e pret ndeshja mjaft e vështir ndaj Trepçës 89.

LEXO EDHE:  FC Ballkani shënon fitore bindëse në duelin ndaj Vushtrrisë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.