Baftiu i FC Ballkanit në mesin e 50 talentëve më të mirë nga UEFA

02.03.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke përjetuar momentët më të mira të futbollit si lider në Superligën e Kosovës. Të shtunën FC Ballkani zhvilloi ndeshjen ndaj FC Prishtinës në kuadër të javës së 20-të të Superligës, ku ky takim përfundoi pa gola, por klubi suharekas arriti që ta rrëmbejë një pikë, kështu duke i […]

Baftiu i FC Ballkanit në mesin e 50 talentëve më të mirë nga UEFA Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është duke përjetuar momentët më të mira të futbollit si lider në Superligën e Kosovës.

Të shtunën FC Ballkani zhvilloi ndeshjen ndaj FC Prishtinës në kuadër të javës së 20-të të Superligës, ku ky takim përfundoi pa gola, por klubi suharekas arriti që ta rrëmbejë një pikë, kështu duke i grumbullar gjithsej 41 pikë dhe duke lënë pas Dritën me 40 pikë dhe Gjilanin me 38 pikë.

Këto arritje të Ballkanit janë bërë edhe me meritën e lojtarëve e sidomos të Blendi Baftiut.

UEFA si çdo vit tjetër ka publikuar listën me 50 taneltët më të mirë të futbollit, e të cilët meritojnë edhe vëmendje.

Në këtë listë është përfshirë edhe Blend Baftiu i cili te Ballkani është duke e dhënë një kontribut të madh.

Si shpërblim i paraqitjeve të mira të Blendi Baftiut në këtë edicion të Superligës me Ballkanit, ai pritet që të transferohet edhe te ndonjë ligë edhe më të fortë gjatë afatit kalimtar të verës.

Lista e plotë e UEFA-s:

  1. Yacine Adli (19, Bordeaux)
  2. Blendi Baftiu (21, Ballkani)
  3. Alessandro Bastoni (20, Inter)
  4. Myron Boadu (18, AZ)
  5. Domagoj Bradarië (20, LOSC Lille)
  6. Eduardo Camavinga (17, Rennes)
  7. Rayan Cherki (16, Lione)
  8. Jonathan David (19, Gent)
  9. Zuriko Davitashvili (18, Rubin Kazan)
  10. Dodô (21, Shakhtar Donetsk)
  11. Odsonne Édouard (21, Celtic)
  12. Dimitris Emmanouilidis (19, Panathinaikos)
  13. Fábio Silva (17, Porto)
  14. Ansu Fati (17, Barcellona)
  15. Florentino Luís (20, Benfica)
  16. Bryan Gil (18, Siviglia)
  17. Mason Greenwood (18, Manchester United)
  18. Reece James (20, Chelsea)
  19. Boubacar Kamara (20, Marsiglia)
  20. Lee Kang-in (18, Valencia)
  21. Michaë Karbownik (18, Legia Varsavia)
  22. Vadim Karpov (17, CSKA Mosca)
  23. Sékou Koïta (20, Salisburgo)
  24. Jules Koundé (21, Siviglia)
  25. Dejan Kulusevski (19, Parma)
  26. Diego Lainez (19, Betis)
  27. Noa Lang (20, Ajax)
  28. Bogdan Lednev (21, Dynamo Kiev)
  29. Dennis Man (21, FCSB)
  30. Gabriel Martinelli (18, Arsenal)
  31. Nikola Moro (21, Dinamo Zagabria)
  32. Rafael Leão (20, Milan)
  33. Troy Parrott (17, Tottenham)
  34. Strahinja Pavlovië (18, Partizan)
  35. Panagiotis Retsos (21, Bayer Leverkusen)
  36. Bukayo Saka (18, Arsenal)
  37. Oihan Sancet (19, Athletic Club)
  38. Arnór Sigurdsson (20, CSKA Mosca)
  39. Boubakary Soumaré (20, LOSC Lille)
  40. Calvin Stengs (21, AZ)
  41. Magomed-Shapi Suleymanov (20, Krasnodar)
  42. Dominik Szoboszlai (19, Salisburgo)
  43. Tomás Tavares (18, Benfica)
  44. Tetê (19, Shakhtar Donetsk)
  45. Tomás Esteves (17, Porto)
  46. Francisco Trincão (20, Braga)
  47. Maarten Vandevoordt (17, Genk)
  48. Zinho Vanheusden (20, Standard Liegi)
  49. Yari Verschaeren (18, Anderlecht)
  50. Dušan Vlahovië (19, Fiorentina).

Kujtojmë se Blend Baftiu është edhe golashënuesi më i mirë i Superligës për këtë edicion.