Aprovohet kërkesa e FC Ballkani, shtyhet ndeshja me Dritën

22.08.2023 Ballkani
Derbi i datës 27 gusht në mes Dritës dhe Ballkanit nuk do të zhvillohet, kjo pasiqë klubi suharekaska bërë kërksë që kjo ndeshje të luhet në një datë tjetër për shkak të ndeshjeve në Evropë.
Sipas FFK-së kërkesa e FC Ballkanit është aprovuar për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit.
Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League.