Xhaka paralajmëron Gjermaninë: Nuk do t’iu respektojmë si Skocia

22.06.2024

Zvicra e ka nisur mjaftë mirë Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në dy ndeshjet e para ka marrë katër pikë.

Xhaka paralajmëron Gjermaninë: Nuk do t’iu respektojmë si Skocia Foto: Ilustrim

Helvetikët me një këmbë kanë kaluar nga Grupi A, derisa të dielën në mbrëmje takohen me Gjermaninë në ndeshjen kryesore.

Zvicra kërkon fitore për të dalë e para nga Grupi A, derisa gjermanët për ta ruajtur pozitën e parë do t’iu mjaftonte edhe një barazim.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për këtë sfidë duke i paralajmëruar gjermanët se duan fitoren.

Mesfushori kosovar i Kombëtares zvicerane ka thënë se e respektojnë Gjermaninë, po jo aq shumë siç beri Skocia në ndeshjen hapëse të Euro 2024.

“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë”.

“Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen”.

“Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”, u shpreh Xhaka.