Spalletti para ndeshjes me Zvicrën: Duhet të kem më shumë guxim

29.06.2024

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti foli në konferencë për shtyp para përballjes së axurrëve në 1/8-tat e Euro 2024 ndaj Zvicrës.

Spalletti para ndeshjes me Zvicrën: Duhet të kem më shumë guxim Foto: Ilustrim

Tekniku i katër herë Kampionëve të Botës, theksoi se Dimarco nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj helvetëve ndërsa shtoi se edhe ai vetë duhet të tregojë më shumë guxim në lidhje me aktivizimin e Nicolo Fagiolit.

“Dimarco nuk është gati ndërsa gjendja e Bastonit është për t’u vlerësuar. Duhet të jemi pak më shumë sulmues në fushë. Fagioli? Të rinjve iu duhet dhënë hapësira që meritojnë, duhet që edhe unë të kem pak më shumë kurajo për ta aktivizuar pasi e meriton.

Zvicra është një kundërshtar i fortë, ata nuk i gjen thuajse kurrë pa ekuilibër edhe nëse i kap në kundërsulm. Duhet të reagojmë ndaj agresivitetit të tyre pasi në të kundërt bëhet e vështirë”, u shpreh Spalletti.