Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024

23.06.2024

Euro 2024 vazhdon edhe sot, kurse në program janë dy ndeshje interesante për t’u zhvilluar.

Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024 Foto: Ilustrim

Ndeshjet e sotme shënojnë fillimin e xhiros së tretë të kampionatit Evropian 2024 dhe të fundit të fazës së grupeve.

Ndeshja që konsiderohet më interesante është ajo mes Zvicrës dhe Gjermanisë e cila do të luhet në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit.

Gjermania si nikoqire tashmë është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave, por sot i duhet fitorja që këtë ta bëjë si lider i Grupit A.

Ndeshja tjetër luhet ndërmjet Skocisë dhe Hungarisë. Të dya ndeshjet fillojnë në orën 21: 00.