Sonte rikthehet spektakli i Euro 2024, Spanja përballë Francës

09.07.2024

Spanja e siguroi vendin në gjysmëfinale të Euro 2024 të premten, duke mundur nikoqirin, Gjermaninë në një ndeshje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe ku Mikel Merino shënoi golin vendimtar në minutën e 119-të.

Sonte rikthehet spektakli i Euro 2024, Spanja përballë Francës Foto: Ilustrim

Ky sukses e zgjati serinë e fitoreve të Spanjës në shtatë ndeshje radhazi dhe solli skena të gëzueshme për skuadrën e Luis de la Fuente.

Gjatë kësaj periudhe, Spanja ka treguar një sulm efikas, por mbrojtja e tyre e fortë meriton pjesën më të madhe të lavdërimeve. “La Roja” kanë pësuar vetëm një gol nga kundërshtarët në këtë kampionat dhe nuk kanë pësuar më shumë se një gol në asnjërën nga këto shtatë fitore.

Me këtë rekord mbrojtës, Spanja futet me plot vetëbesim në përballjen gjysmëfinale kundër Francës, veçanërisht pasi ata kanë arritur t’i mbajnë “Les Bleus” me një gol ose më pak në shtatë nga tetë përballjet e fundit mes tyre.

Ky vetëbesim mund të rritet edhe më shumë duke marrë parasysh formën e zbehtë të Francës në sulm gjatë turneut. Ata kaluan Portugalia në një ndeshje të tensionuar pa gola, ku Theo Hernández shënoi penalltinë fituese në gjuajtjet nga pika e bardhë pasi João Félix i Portugalisë kishte gabuar.

Është e habitshme që Franca ka arritur deri në gjysmëfinale pa shënuar asnjë gol nga loja e hapur. Një penallti e shënuar dhe dy autogola është bilanci i “Gjelave” në fazën ofanzive.

Trajneri Didier Deschamps pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësohet në sulm pas fitores, megjithatë reputacioni i tij si një fitues vazhdon të rritet.

Ai u emërua trajner në vitin 2012 dhe mund të arrijë në finalen e katërt të madhe nga gjashtë të mundshme nëse skuadra e tij fiton përsëri, duke mbajtur gjallë synimin e tij për t’u bërë personi i dytë pas gjermanit Berti Vogts që fiton një Kampionat Evropian si lojtar dhe si trajner.