“Mbani frymën” – Sot përballen Zvicra dhe Italia

29.06.2024

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja e zjarrtë mes Zvicrës dhe Italisë, duel ky në 1/16 e Kampionatit Evropian 2024.

“Mbani frymën” – Sot përballen Zvicra dhe Italia Foto: Ilustrim

Zvicra e kaloi grupin A’ me sukses, duke u renditur e dyta me pesë pikë të grumbulluara, duke lënë prapa Hungarinë dhe Skocinë – kurse Gjermani ishte lidere me 7 pikë.

Poashtu edhe Italia u rëndit në vendin e dytë të grupit B’ me katër pikë të grumbulluara që mjaftuan për axurrët që të kualifikohen në 16 më të mirët, duke lënë prapa Kroacinë dhe Shqipërinë – ndërkaq, Spanja padyshim mbeti lidere e grupit me 9 pikë në total.

Kujtojmë se ndeshja e sotme mes Kombëtareve luhet në stadiumin ‘Olympia’ në Berlin dhe gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë polaku, Szymon Marciniak.