Kjo është kombëtarja e parë që eliminohet zyrtarisht nga “Euro 2024”

22.06.2024

Xhiro e dytë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian është drejt fundit.

Kjo është kombëtarja e parë që eliminohet zyrtarisht nga “Euro 2024” Foto: Ilustrim

Skuadrat tashmë kanë një ‘pasqyrë’ rreth fatit të tyre për fazën e grupeve.

Teksa Spanja u bë kombëtarja e parë që kaloi tutje, Polonia u bë dje kombëtarja e parë që zyrtarisht nuk mund të kalojë grupet.

Pas humbjes 3-1 nga Austria dhe barazimit 0-0 mes Holandës dhe Francës, kombëtarja polake eliminohet nga Euro 2024.