“I njoh mirë anglezët”, Granit Xhaka flet për kundërshtarin në Euro 2024: Është si çdo lojë tjetër!

04.07.2024

Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka folur për 20min para ndeshjes ndaj Anglisë në Euro 2024.

“I njoh mirë anglezët”, Granit Xhaka flet për kundërshtarin në Euro 2024: Është si çdo lojë tjetër! Foto: Ilustrim

Futbollisti shqiptar gjatë kësaj interviste tregon se “Helvetikët” nuk ia kanë frikën “Tre Luanëve”, shkruan Indeksonline

“Krahasuar me shtetet tjera, Anglia ka shumë lojtarë që luajnë në ligën e tyre vendase. Kjo e bën atë të veçantë sepse unë kam luajtur kundër shumë prej tyre sa isha në Premier League. Në thelb, për mua është si çdo lojë tjetër. Ne duhet të fokusohemi në pikat tona të forta, pavarësisht se kush është kundërshtari”, u shpreh fillimisht Granit Xhaka

Çfarë do bënit nëse bëheni kampion të Euro 2024?

“Të them të drejtën, nuk më duhet të mendoj gjatë për këtë. Pushime me familjen. Sigurisht që pas një feste të përshtatshme dhe të gjerë me ekipin, stafin dhe gjithë kombin”.

Sa ka rëndësi mentaliteti i juaj në këtë sukses te Zvicra?

“Edhe para kohës sime në Leverkusen, u përpoqa ta ndihmoja ekipin me mentalitetin tim dhe isha shembull. Pavarësisht se për cilin klub kam luajtur, gjithmonë kam dashur të fitoj cdo ndeshje, madhe edhe në stërvitje”.

A jeni aktualisht lojtari më i mirë i këtij turneu. Gazetarët ndërkombëtarë shkruajnë për ju si fitues i Topit të Artë?

“Gjithmonë e kam theksuar se aftësitë e mia duhet të gjykohen nga të tjerët. Kur njerëzit flasin papritur për Topin e Artë, është padyshim lajkatare. Por ju gazetarët duhet të keni gjithmonë nevojë për të shkruar diçka të re. Por, unë jam i fokusuar vetëm në ndeshjen ndaj Anglisë në Euro 2024”.

Kujtojmë që Kombëtarja e Anglisë të shtunën zhvillon ndeshjen ndaj Zvicrës.