CR7 para ndeshjes me Francën: Forca Portugali!

05.07.2024

Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale, ka motivuar skuadrën e tij para sfidës kundër Francës.

CR7 para ndeshjes me Francën: Forca Portugali! Foto: Ilustrim

Portugalia dhe Franca do të përballen sonte në çerekfinalen e EURO 2024.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë së bashku. Forca Portugali !”, ka shkruar Ronaldo.

Ronaldo, i cili kishte humbur penalltinë në lojën shtesë në fitoren ndaj Sllovenisë, është gati për duelin me Francën.

Ndeshja Portugali-Francë fillon në orën 21:00.