[STATISTIKA] Cilën parti e votuan e cilën e ndëshkuan qytetarët e Suharekës ndër vite

07.11.2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më datën 22 gusht me 89 vota pro kanë votuar shpërdarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit që i ka hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të cilat padyshim prodhuan rezultate befasuese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të […]

Foto: Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më datën 22 gusht me 89 vota pro kanë votuar shpërdarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit që i ka hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të cilat padyshim prodhuan rezultate befasuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe njëkohësisht KQZ ka shpallur edhe emrat e deputetëve të ardhshëm të legjislaturës së VII-të.

Por si kanë votuar qytetarët e Suharekës që nga viti 2000 deri në vitin 2019, cilat parti kanë marrë më shumë vota dhe cilat janë ndëshkuar mund ti gjeni në grafikonët më poshtë.

Nga tabela rezulton si vijon:
– PDK nga viti 2000 deri në vitin 2013 ka patur rritje, ndërsa në dy palë zgjedhjet e fundit 2017 dhe 2019 ka pësuar rënie.
– LDK nga viti 2000 kur kishte 19475 vota në vitin 2019 ka marr 9734 vota
– AAK nga viti 2000 deri në vitin 2013 ka gjashtëfishuar votat ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2019 ka humbur afro 3000 vota.
– LVV nga viti 2013 kur edhe kishte garuar për herë të parë deri në vitin 2019 ka katërfishuar numrin e votave.