Edhe pse Komuna e Suharekës kishte ndarë 48 mijë euro për barna të QKMF-së, qytetarët obligohen ti blejnë vet!

13.07.2019

Se shërbimi mjekësor në Kosovë nuk lë për të dëshiruar tashmë të gjithë jemi të bindur duke filluar nga një kontroll më e thjeshtë e deri tek intervenimet e shkallëve të tjera. Pakënaqësi të njëjta ndanë edhe një qytetar i cili më datën 11 korrik është paraqitur në QKMF në Suharekë për kontroll mjekësore. Nga […]

Edhe pse Komuna e Suharekës kishte ndarë 48 mijë euro për barna të QKMF-së, qytetarët obligohen ti blejnë vet! Foto: Ilustrim

Se shërbimi mjekësor në Kosovë nuk lë për të dëshiruar tashmë të gjithë jemi të bindur duke filluar nga një kontroll më e thjeshtë e deri tek intervenimet e shkallëve të tjera.

Pakënaqësi të njëjta ndanë edhe një qytetar i cili më datën 11 korrik është paraqitur në QKMF në Suharekë për kontroll mjekësore. Nga pakënaqësia që nga pagesa në vlerë prej 1 EUR dhe blerja e barnave dhe sistemit të infuzionit qytetari ndjehet i zhgënjyer me ofrimin e shërbimit.

“Gati jemi në kollaps shtetëror, jam duke marrur terapi në QKMF në Suharekë, që dy ditë marr infuzion dhe të gjitha duhet të blihen, edhe kanill e sistem e të gjitha dhe në fund për çdo infuzion duhet të paguhet nga 1€ për shërbim mjekësor, nuk po kuptoj ku është ai ministri që thotë këtu shërbimet janë si në Zvicër, pse ne duhet me pagu dy herë për të njejtat shërbime aty në qendër dhe plus nga taksat dhe tatimet tona”.

I ftoj të gjithë ata që janë përgjegjës që të marrin masa për këto gjëra, se pastaj mos na akuzoni që njerëzit ikin nga ky vend, ku gjithçka keqpërdoret nga qeveritarët. Drejtori i QKMF në Suharekë duhet të merr masa dhe të bëj zgjidhje për qytetarët ose ndryshe le ta mbyllin me dry dhe ne gjejmë zgjidhje tjetër ” ka thënë qytetari.

Në bazë të dëshmive të ofruara nga ana e qytetarit mjeku i kishte shkruar se pacienti duhet ti blejë vet: Ceftriaxon, Sistem infuzioni dhe NaCl.

Mirëpo për këtë më 22 maj të këtij viti Komuna e Suharekës kishte shpallur fituesin e tenderit në vlerë prej 47,822.45 EUR sipas së cilit QKMF e Suharekës do të furnizohej me barna.

Në mesin e barnave që do të furnizohej QKMF janë edhe disa nga barnat që qytetar është obliguar ti blejë vet si: NaCl 0.9% sol.500ml dhe Sisteme infuzioni.