[DOKUMENT] Komunarët e Suharekës pinë verë me para të shtetit

30.01.2019

“Varësia” e zyrtarëve shtetërorë për të pirë alkool me para të buxhetit të shtetit i ka kapur edhe zyrtarët e komunës së Suharekës. Në faturat të cilat i posedon KALLXO.com, zyrtarët e kësaj komuna nuk kanë ngurruar që t’i shpenzojnë paratë e buxhetit të Komunës për të pirë shishe verërash të ndryshme. Në drekën zyrtare […]

[DOKUMENT] Komunarët e Suharekës pinë verë me para të shtetit Foto: Ilustrim

“Varësia” e zyrtarëve shtetërorë për të pirë alkool me para të buxhetit të shtetit i ka kapur edhe zyrtarët e komunës së Suharekës.

Në faturat të cilat i posedon KALLXO.com, zyrtarët e kësaj komuna nuk kanë ngurruar që t’i shpenzojnë paratë e buxhetit të Komunës për të pirë shishe verërash të ndryshme.

Në drekën zyrtare të shtruar me 17 korrik të vitit të kaluar, zyrtarët e Komunës së Suharekës kishin pirë 3 shishe verë, secila ndryshe nga tjetra.

Rose, Pinotblance dhe Sauvignoblanc janë llojet e verërave që janë pirë në këtë drekë.

Kjo drekë i kishte kushtuar komunës së Suharekës në total 64 euro.

Përveç verërave, komunarët kishin ngrënë edhe 4 pica vegjetarianë. Mirëpo edhe pse picat ishin porositur pa mish, në po të njëjtën faturë figuron se me para të komunës është ngrënë edhe mish sallame.
/Kallxo.com/